Top News – Fshehu shkarkimin/ GJKKKO dënon gjyqtarin Luan Daci
01/12/2020 14:14

Gjyqtari Luan Daci është dënuar me 6 muaj burg nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për falsifikim dokumentacioni. Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion, SPAK ka kërkuar 1 vit burg për Dacin, I cili është anëtar I Komisionit të Posaçëm të Apelit të Vettingut, por gjykata vendosi për 6 muaj dhe ky dënim konvertohet në 12 muaj shërbim prove. Sipas akuzës, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi. Gjyqtari Daci u pezullua në 20 maj të këtij viti, kur u mor në hetim nga SPAK, por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën atë vetëm 2 javë më pas. Tani pas dënimit nga shkalla e parë, ai automatikisht humbet edhe postin që mban në KPA. Gjyqtari Luan Daci bëhet kështu zyrtari i parë I lartë që dënohet nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Top Channel/ 1 mijë euro për tendën, SPAK godet IMT Tiranë, arrestohen zyrtarët
27/08 23:08
Top Channel/ Zjarri në Devoll vazhdon prej shtatë orësh, banorët u bashkohen ekipeve zjarrfikëse
27/08 21:05
Top News- Aksioni nga SPAK, reagon për herë të parë IMT, çfarë thotë për rastin
27/08 20:59
Top Channel/ Emërohen administratorët e rinj në Elbasan, 18 poste të reja pas urdhrit të Ramës
27/08 19:53
Top News- Arrestohen punonjësit e IMT, presion ndaj bizneseve për para. Aksioni nga SPAK
27/08 19:49
Top Channel/ “Na lekët të mos heqim tendën”! Arrestohen dy punonjës të IMT, akuzohen për korrupsion
27/08 19:48
Top News- Zjarrfikësit pa mjete në Devoll, shuajnë flakët me mjete rrethanore
27/08 17:09
Top News- ‘SPAK intimidoi Braimllarin’ / PL-Meta, asnjë mundësi të shantazhojë dëshmitarët
27/08 16:42
Top Channel/ Situatë e vështirë me zjarret në Devoll, flakët përfshijnë një sipërfaqe pyjore
27/08 16:25
Top News- Pesë shkolla të reja në Tiranë/ Hapen për nxënësit bashkë me vitin e ri shkollor
27/08 15:39
Top Channel/ Të huajt zbulojnë Kallmin! Dikur durrsakët e ruanin si sekret, sot atraksion turistik
27/08 15:22
Top Channel/ Shtohen pagesat me kartë, Banka e Shqipërisë: Janë paguar 48,3 miliardë lekë
27/08 15:18
Top Channel/ Kapet furnitori i armëve/ Arrestohet në tunelin e Murrizit me armë e municione.
27/08 15:13
Top News- Açka del kundër Bardhit/ Ish bashkëpunëtorja e tij propozon Boçin si kryetar grupi
27/08 15:07
Top Channel/ Ndërtoi pa leje një kompleks me vila në Kepin e Rodonit, arrestohet kryeinspektori
27/08 15:06
Top Channel/ Tre ditë luftë në pyllin e Poros! Vlorë, zjarrfikësit vijojnë betejën me flakët
27/08 14:56
Top Channel/ Rama dekoron zjarrfikësit! Kryeministri sulmon gjykatësit: U bënë palë me zjarrvënësit
27/08 14:55
Top News – Kryeinspektori ndërtoi pa leje. Ngriti shtëpi pushimi në Ishëm, arrestohet pas 8 vitesh
27/08 14:53
Top News- I dehur u mori jetën dy motrave/ Gjykata e Sarandës lë në arrest me burg 23-vjeçarin
27/08 14:29
Top News- Riaktivizohen flakët në Vlorë/ Shkrumbohen sipërfaqe me pisha prej tre ditësh
27/08 14:19