Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i ka bërë thirrje aleatëve evropianë që të zgjerojnë me shpejtësi kapacitetet mbrojtëse të kontinentit duke iu referuar kërcënimit në rritje që paraqet Rusia. "Deti Baltik, i cili prej kohësh është konsideruar një urë mes vendeve evropiane, po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë konfrontimi," tha Pistorius. Sipas tij, ky det është fusha e testimit e Putinit për kapacitetet evropiane të reagimit. Ai përmendi si shembuj kabllot nënujore të dëmtuara, shkeljet e hapësirës ajrore dhe fluturimet e dronëve.