Bashkimi Europian ka reaguar pas propozimit të Qeverisë së Republikës Srpska për t’u ndarë nga Bosnje-Hercegovina. Zëdhënësi i bllokut, Peter Stano tha se nuk do të tolerohet asnjë sjellje që rrezikon sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Bosnjë e Hercegovinës. Qeveria e Republikës Srpska njoftoi pak ditë më parë se brenda një muaji, do t’I propozohej një marrëveshje që kërkonte ndarje paqësore nga Bosnje-Hercegovina.