NATO ka njoftuar se është i gatshëm të vazhdojë të sigurojë paqen në Ballkanin Perëndimor, mes frikës se pushtimin rus në Ukrainë mund të cënojë sigurinë e rajonit. “Politika e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ka qenë konsistente. Ne punojmë oër mbështetjen e sigurisë afatgjate përgjatë Ballkanit Perëndimor”, ka thënë një zyrtar i NATO-s, kur është pyetur nëse aleanca do të rrisë praninë në rajon për të parandaluar ndonjë destabilizim eventual të situatës.