Top News – ‘Frikë për jetën e tij’/ Ish kolegët e gazetarit bjellorus, të shqetësuar
26/05/2021 12:27

Ish-kolegët e gazetarit të arrestuar në Bjellorusi Roman Protasevich kanë thënë se shqetësohen për jetën e tij, pasi një fluturim i kompanisë Ryanair është detyruar të devijojë rrugën të dielën. Protasevich, 26-vjeçar dhe e dashura e tij Sofia Sapega, 23-vjeçare, janë duke u mbajtur nga autoritetet bjelloruse. “Roman është më në rrezik sesa secili i burgosur tjetër politik në Bjellorusi”, ka thënë Stephan Putsila për BBC-në. Protasevich ka thënë se frikësohet për dënim me vdekje pasi është futur në listën për terrorizëm. Ai përballet me akuza të lidhura për raportimin e tij rreth zgjedhjeve të diskutueshme në Bjellorusi në gusht të vitit të kaluar, dhe për shtypjen e protestave masive opozitare atje. Gazetari Raman Pratasevich u largua nga Bjellorusia në 2019 për t'i shpëtuar presionit nga autoritetet. Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë që ende ekzeukuton të burgosurit. Protasevich dhe Sapega janë ndaluar të dielën, pasi Bjellorusia ka angazhuar një aeroplan ushtarak që të detyrojë aeroplanin që fluturonte nga Athina në Vilnius, që të ulej në Minsk, kryeqytetin bjellorus. Shtetet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbim të aeroplanit që është detyruar të ulet në këtë shtet pas supozimeve për kërcënim me bombë. Putsila, i cili bashkë me Protasevich ka bashkëthelemuar kanalin Nexta në Telegram, ka thënë se Qeveria bjelloruse, nën drejtimin e Lukashenkas, “frikësohet nga ne sepse e tregojmë të vërtetën”. Nexta ka më shumë se 1 milion ndjekës dhe është shfrytëzuar për mobilizim të protestave në rrugë vitin e kaluar. Komentet e tij kanë ardhur pasi familjet e Protasevich dhe Sapegas, të cilat janë deklaruar publikisht pas ndalimit, kanë folur edhe për shqetësimet e tyre për siguri.

Top News- Zelensky apel të fortë/ Kërkon garanci që Rusia nuk do ta sulmojë më kurrë
14/12 22:00
Top News – Kalimtari hero çarmatos sulmuesin / Videoja e jashtëzakonshme nga sulmi në Australi
14/12 15:43
Top News – Zelenski heq dorë nga NATO / ‘Kompromis’ nga Ukraina për marrëveshjen e paqes
14/12 15:18
Top News – Aleancë nacionaliste SHBA-Gjermani / Ekstremisti i djathtë, thirrje në galanë e MAGA-s
14/12 14:52
Top News – ‘Shefi i NATO-s është çmendur’ / Flet për luftë me Rusinë, Kremlini: I papërgjegjshëm
14/12 14:35
Top Channel/Ukraina heq dorë nga NATO/ Zelensky: Po bëjmë një kompromis për ti dhënë fund Luftës
14/12 14:34
Top News – Militantët serbë që luftojnë për Putinin…dhe përgatiten për luftë të re në Ballkan
14/12 13:07
Top News – 20 minuta tmerr, mbi 50 të shtëna / Masakër në plazhin australian, konfirmohen 10 viktima
14/12 12:33
Top Channel/ Australi, masakër në festë/10 të vrarë dhe 12 të plagosur në një festë hebraike
14/12 11:57
Top News – Frikë në tregjet e Krishtlindjeve / Gjermani, arrestohen pesë persona, planifikuan sulm
14/12 11:43
Top News – Vriten ushtarët amerikanë në Siri / Sulm i Shtetit Islamik, Trump premton hakmarrje
14/12 11:42
Top News – ‘Dështon motori’, panik në aeroport / Avioni kthehet në pistë, evitohet tragjedia në SHBA
14/12 11:39
Top News – Dominimi amerikan ka mbaruar në Evropë! Merz: SHBA ndjek me agresivitet interesat e saj
14/12 11:38
Top News – Terror në universitet, të shtëna masive / Dy të vrarë e nëntë të plagosur, i dyshuari…
14/12 11:20
Top Channel/Gjermani, parandalohet sulm terrorist/Arrestohen 5 persona, do kryenin atentat me makinë
14/12 11:09
Top News – Kur Zelenski i lutej Putinit ‘në gjunjë’ / Udhëheqësi i kohës së luftës që sfidon shanset
14/12 10:57
Top Channel/ SHBA, terror në Universitetin “Brown” / Dy të vdekur dhe 9 të plagosur nga të shtënat
14/12 10:55
Top News- Vriten dy ushtarë amerikanë, tërbohet Trump: Do t’u gjejmë e do u vrasim pa mëshirë
13/12 23:15
Top Channel/ ISIS sulmon trupat amerikane. Vriten 2 ushtarë dhe një përkthyes. Trump: Do hakmerremi
13/12 22:40
Top Channel/ Vritet komandanti i lartë i Hamas, Raed Saed. Izraeli pranon sulmin
13/12 22:09
BILETA Portokalli - Bileta