Top News – Frika e dekonspirimit në Polici/ 50 oficerëve u refuzohet certifikata ‘sekret’
31/01/2021 14:46

Vettingu në Polici që në nisje të tij u mendua se do të “eleminonte” ata oficerë, apo efektivë policie që shfaqnin probleme me pasurinë, profesionalizmin, apo pastërtinë e figurës. Por, ata që nuk po e bën vettingu e ka nisur “masivisht” Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Sipas ligjit, ky institucion pajis një numër zyrtarësh me certifikatë sigurie, për shkak të përdorimit të informacionit “sekret” dhe “tepër sekret”. Por, në mënyrë krejtësisht habitore për 50 oficerë nuk është rinovuar kjo certifikatë. Burimet thanë se vendimi ekstrem është marrë pas disa informacioneve të mbërritura në rrugë operative se informacionet me karakter sekret kanë dalë jashtë zyrave për të cilat janë dhënë. Përgjigjet negative për pajisjen me certifikatën e sigurisë të zyrtarëve të policisë të niveleve të ndryshme janë dhënë për disa oficerë të antidrogës dhe drejtues të lartë të policisë së Shtetit. Atyre u është hequr përfundimisht e drejta për të lexuar dhe njohur me dokumente sekrete, ku shumica prej tyre janë edhe për persona me apo pa pozitë të lartë shtetërore që ndodhen me shërbim edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë që edhe në Vettingun policor është angazhuar edhe drejtoria e sigurisë së informacionit të klasifikuar, shërbimi informativ dhe prokuroria, Interpoli dhe Europoli. Efektivi, sipas projektligjit duhet të deklarojë deri edhe ndryshimin e vendbanimeve, ndryshimin e identitetit nëse ka. Po ashtu, do t’i nënshtrohet edhe testit të drogës dhe varësisë nga alkooli, dhe lojërave të fatit. Një pikë e projektligjit parashikon edhe një kontroll nëse efektivi ka qenë apo jo bashkëpunëtor i ish-sigurimit te shtetit. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar është krijuar pranë Këshillit të Ministrave për të organizuar, drejtuar e kontrolluar masat për ruajtjen, klasifikimin dhe administrimin e informacionit të klasifikuar.

Top Channel/ Tronditet sërish Korça, dy të plagosur pas sherrit në lokal
15/08 22:46
Top Channel/ Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Traumës i riu i plagosur në Korçë
15/08 21:40
Top Channel/ “Familje e shkëlqyer”, flet fqinja e 27-vjeçarit të plagosur në Korçë: Ikën…
15/08 21:39
Top News- Plagoset me thikë 27-vjeçari/ Ngjarja në Korçë, arrestohet autori i dyshuar
15/08 21:35
Top Channel/ Ngjarja në Korçë, fqinji: I plagosuri jetonte në Greqi, kishte ardhur për një fatkeqësi
15/08 21:31
Top Channel/ Plagoset me thikë 27-vjeçari në Korçë, autori sapo kishte dalë nga burgu
15/08 21:30
Top News- Plagosja në Korçë, flasin banorët e zonës- Janë familje e shkëlqyer!
15/08 20:59
Top News- Pasojat nga zjarret në vend/ Mbrojtja-Kompensimi i dëmeve do realizohet në çdo bashki
15/08 20:58
Top News- Pamje të rënda! Momenti kur autori mbërrin në spital i plagosur, policia gjen thikën
15/08 20:57
Top News- Tronditet sërish Korça! Plagoset me thikë një 27-vjeçar
15/08 20:54
Top Channel/ Sërish plagosje me thikë në Korçë, i riu në gjendje kritike për jetën
15/08 19:49
Top Channel/ Zjarret, 1 mln euro dëm në blegtori! Ekspertët: U dogjën mijëra bagëti e koshere bletë
15/08 19:44
Top News – Dëmet e zjarreve. Tetë grup pune, nga pajisjet shtëpiake te bagëtitë
15/08 17:20
Top News- Dëbuan mbi 800 mijë civilëve shqiptarë më 1999/ Aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave
15/08 16:47
Top News – Ndërpreja e sinjalit të News24, OSBE: ‘Konflikti për pronësinë, jo të ndalë transmetimin’
15/08 16:46
Top News- Spanja në flakë/ 14 vatra zjarresh, mijëra hektarë të djegur e 7 viktima
15/08 16:31
Top Channel/ Epike! Komentatori Ylli Aga “shpërthen” në lot pas kualifikimit historik të Dinamos
15/08 16:03
Top Channel/ Provokimi i Lavrovit, mesazhi në bluzën e tij përpara takimit të Alaskës!
15/08 15:39
Top Channel/ Pirromanet e arrestuar në Berat në gjyq. Masa për 4 prej tyre
15/08 15:35
Top Channel/ Taksat, kontroll online! Qytetarët do të kenë mundësi t’i shohin detyrimet në e-albania
15/08 15:34