Komisioni Kushtetues në Francë është mbledhur këtë të premte për të shqyrtuar reformën e pensioneve, të miratuar nga presidenti Macron dhe ka lënë në fuqi rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjet. Vendimi i Komisionit Kushtetues u pa si një fitore e madhe e Emannuel Macron, që miratoi më herët reformën nëpërmjet një direktive që i lejonte Kushtetuta dhe shmangu votimin e saj në parlament. Vetëm pak orë pas vendimit, Ministri i Punës në Francë ka vënë edhe afate, duke deklaruar paraprakisht se reforma do të kthehet në ligj dhe do të marrë fuqi nga 1 shtatori i këtij viti, duke sjellë një ndryshim historik në vend.