Ministri grek i mbrojtjes, Nikos Dendias, i ka kërkuar ambasadores franceze në Greqi, Laurence Auer, të japë shpjegime për planet e raportuara të një konsorciumi francez për t'i shitur raketa Turqisë. Në një postim të shpërndarë në X, Dendias kërkoi "një përditësim zyrtar në lidhje me shitjen e raketave Meteor në Turqi nga një konsorcium në të cilin merr pjesë Franca". Ai shtoi se marrëveshja do të binte ndesh me "marrëdhëniet e shkëlqyera strategjike" të përbashkëta mes dy vendeve. Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se "nuk kishte informacione" në lidhje me shitjen e mundshme të raketave në Turqi, në një intervistë për Alpha TV të mërkurën në mbrëmje.