Ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, pretendon se është shantazhuar me foto e video, për të cilat thotë se janë të modifikuara, me qëllim për të dëmtuar atë dhe imazhin e tij. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Kapllanaj shprehet se fotot e videot i janë dërguar gjatë natës nga një person.