Një ngjarje tronditëse është zbuluar të dielën e 30 gushtit nga policia greke, në lagjen Kypseli të Athinës, ku brenda një valixheje është gjetur trupi i ngrirë i një foshnjeje. Sipas mediave greke, ka qenë pronari I një aparmamenti me qira Airbnb I cili ka denoncuar qiramarrësit se nuk po largoheshin nga objekti, edhe pasi nuk kishin paguar, ndërsa ka raportuar se konsumonin dhe lëndë narkotike.