Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelensky ka ngritur alarmin se forcat ruse po përpiqen të marrin kontrollin e centralit bërthamor të Çernobilit Zelensky shkroi në Tëitter se forcat ruse dhe ato ukrainase po përplasen rreth bazës, “Forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin Chernobilin [Centralin Bërthamor]. Mbrojtësit tanë po sakrifikojnë jetën e tyre që tragjedia e vitit 1986 të mos përsëritet”, shkroi Zelensky në Tëitter. “Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, shtoi ai. Ministria e Jashtme e Ukrainës paralajmëroi nga ana tjetër senjë sulm rus në Ukrainë mund të "shkaktojë një tjetër fatkeqësi ekologjike".