24 gushti është afati i fundit në të cilin shtetet ballkanike duhet t'i dorëzojnë Komisionit Evropian, Agjendat e Reformave, mbi bazën e të cilave do të përfitojnë fondet nga Mekanizimi i ri i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Nëse një Agjendë Reformash merr dritën jeshike nga Komisioni Evropian, ateherë fondet e para do të lirohen nga mekanizimi deri në fund të këtij viti. Institucionet e Bashkimit Evropian miratuan në maj Rregulloren për krijimin e Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor, bazuar në Planin e Rritjes të prezantuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian në nëntor 2023.