Pas Bankës Botërore, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me ulje rritjen ekonomike të Shqipërisë përgjatë këtij viti. Sipas raportit të vjeshtës të Pasqyrës Ekonomike Globale, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4 për qind, nga 3.8 për qind që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.