Gjermania do të ketë flotën e dytë më të madhe të helikopterëve ushtarakë në NATO me plot 60 Chinook, vlerjen e të cilëve e njoftoi shefi i forcave ajrore të vendit, Ingo Gerhartz. Muajin e kaluar, Reuters raportoi se gjermania do të blinte 60 helikopterë Chinook nga kompania Boeing, në një paketë që do të kushtojë deri në 8 miliardë euro, përfshirë edhe infrastrukturën e nevojshme për mjetet ajrore.