Gara teknologjike për perfeksionimin e inteligjencës artificiale mund të çojë në një flluskë financiare që herët a vonë mund të shpërthejë dhe atëherë askush nuk do të jetë imun ndaj krizës. Ky është paralajmërimi që ka lëshuar drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai. Duke folur për BBC, Pichai tha se ndërsa rritja e investimeve në inteligjencën artificiale është një "moment i jashtëzakonshëm teknologjik", por paralajmëroi se bumi aktual ka doza të larta irracionaliteti mes shpenzimeve dhe pritshmërive.