Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe ka kërkuar ndihmën e interpolit për të kapur presidentin amerikan donald trump dhe disa të tjerë që besohet se kanë kryer sulmin me dron që vrau një gjeneral të lartë iranian në bagdad. Prokurori i teheranit, ali alqasimehr, tha të hënën se trump, bashkë me rreth 30 persona të tjerë, që irani i akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit ku mbeti i vrarë gjenerali Kasem Soleimani, përballen me akuza për vrasje dhe terrorizëm. Ai nuk identifikoi askënd tjetër vec trumpit por nënvizoi se irani do të vazhdonte të kërkonte nxjerrjen e tij para drejtësisë pasi presidenca e tij të përfundonte.