Një politikan turk bëri një veprim të paprecedentë, ku ka shpalosur flamurin e vendit të tij përpara parlamentit grek dhe i bëri thirrje kryeministrit Mitsotaqis që të heqë dorë nga armatosja dhe tensionimi i situatës. Kryetari i Partia Turke për Ndryshim, Mustafa Sarigul e ndërmorri këtë akt në një kohë kur tensionet mes dy vendeve janë acaruar së tepërmi pas vizitës së kryeministrit grek në SHBA.