Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, është bërë pjesë e asaj që lehtësisht mund të konsiderohet incident diplomatic. Vetëm disa ditë më parë, disa alpinistë shqiptarë kishin kurorëzuar Majën e Korabit me flamurin kuqezi, gjë e cila ndodh shpesh me këdo që ngjitet në pikën më të lartë të Ballkanit. Por, dy ditë më vonë, simboli shqiptar është hequr dhe zëvendësuar me një flamur maqedonas. Fotoja është shpërndarë nga vetë kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, I cili nuk ka denjuar ta quajë si një moment krenarie, madje duke e konsideruar malin e Korabit si territory maqedonas.