Top News- Flakët përpinë kullat një nga një, pasojat e tmerrit që la pas zjarri në Hong Kong
29/11/2025 21:30

Hong Kongu është ende duke pritur të mësojë shkallën e plotë të tragjedisë që ndodhi të mërkurën, kur një zjarr përfshiu disa ndërtesa apartamentesh. Të paktën 128 persona humbën jetën, dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Ndërkohë mijëra të tjerë kanë humbur shtëpitë e tyre dhe jetojnë në strehimore evakuimi. Disa banorë raportohet se janë ende të zhdukur. Hetuesit e policisë kanë kontrolluar guaskën e djegur të blloqeve të kullave për të mbledhur prova dhe për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Trupat e disa prej viktimave besohet se mbeten brenda ndërtesave. Zjarri shpërtheu në një kompleks të madh banesash në Tai Po, një lagje banimi në pjesën veriore të Hong Kongut. Kompleksi Ëang Fuk Court, i cili u ndërtua në vitin 1983, përmban gati 2,000 apartamente. I gjithë kompleksi ishte duke iu nënshtruar rinovimeve që nga viti 2024, me ndërtesat e rrethuara me skela bambuje dhe rrjeta mbrojtëse. Sipas autoriteteve, zjarri u përhap në të gjitha katet brenda gjashtë minutave e më pas përfshiu edhe dy kullat e tjera. Brenda pak orësh, zjarri u shpall i nivelit pesë - niveli më i rëndë. Egërsia e nxehtësisë i pengoi zjarrfikësit të hynin në ndërtesa në disa raste për të kryer operacione shpëtimi, tha për mediat zëvendësdrejtori i shërbimeve të zjarrfikësve Derek Armstrong Chan. Miqtë dhe të afërmit e atyre që ishin brenda - dhe të atyre banorëve që kishin arritur të shpëtonin - mund të shihnin dhe të prisnin vetëm ndërsa ndërtesat digjeshin. Zjarri ishte zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1948.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB