Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të marte në afërsi të Akërnisë, në pyllin e Hidrovorit, që ndodhet në njësinë administrative Novoselë. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota, ndërsa forcat zjarrfikëse u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes. Falë ndërhyrjes së tyre, zjarri është izoluar në orët e mbrëmjes, duke shmangur përhapjen drejt zonës së pyllëzuar