Një vatër zjarri është aktivizuar këtë pasdite në Malin e Taraboshit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës. 2 mjete të shërbimit zjarrfikës dhe punonjës të tjerë ndodhen në zonën e zjarrit për të vënë nën kontroll vatrën. Situata duket e vështirë.