Bilanci i tragjedisë së ndërrimit të viteve në resortin e skive Crans Montana në Zvicër ka marrë të tjera përmasa. Autoritetet konfirmuan se deri më tani janë të paktën 47 të vdekur, mbi 115 të plagosur dhe dhjetëra persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Mjekët zviceranë thanë se shumica e viktimave janë të rinj, të moshave 15 deri në 25 vjeç.