Një zjarr i madh është ende aktiv në një kompleks banimi në Hong Kong, teksa numri i viktimave është rritur në të paktën 83 persona, ndërkaq afër 300 të tjerë konsiderohen të zhdukur. Policia tha më 27 nëntor se zjarri u shkaktua nga “neglizhenca e madhe” e një kompanie ndërtuese që përdori materiale të pasigurta.