Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e tre fshatrave në njësitë administrative Skënderbegas dhe Kukur të Bashkisë së Gramshit. Urdhri i evakuimit është dhënë pas përshkallëzimit të situatës së zjarreve, ku siç raportohet në fshatrat Kullollas dhe Bletës po digjen edhe banesa. Dyshohet se nga flakët ka persona të lënduar, që janë të bllokuar për shkak të tymit që ka mbuluar zonën.