Top News – ‘Fiton’ Saimir Tahiri/ Gjykata e Lartë pranon rekursin
29/09/2020 13:34

Ish-ministri Saimir Tahiri vijon betejën ligjore. Pas vendimit të Apelit për rikthimin në rigjykim të dosjes penale në ngarkim të tij, është Gjykata e Lartë që ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri i Brendshëm dhe regjistron dosjen për rishqyrtimin e çështjes. Ky regjistrim vjen pasi Tahiri ankimoi vendimin e Apelit të dhënë më 26 qershor, ku çështja në ngarkim të ish-ministrit u kthye për rishqyrtim, teksa ky i fundit kërkon pushimin e çështjes dhe prishjen e vendimit. Ilir Panda do të jetë relatori i çështjes e cila tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Ankimimi u bë nga ish-ministri dhe i pandehuri tjetër Jaeld Çela, që të dy të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj” që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal. Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal. Mirëpo ky vendim u rrëzua në Apel, duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim nga e para.

Top Channel/ ‘Nuk ka më kthim pas’, Rama: Kosova nuk mund të kthehet më në një fantazi serbe
10/11 19:03
Top News – ‘Zgjedhorja’, BE kërkon rezultate/Ambasadorja De Sousa takon bashkëkryetarët e Komisionit
10/11 18:57
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:52
Top News-15 vite nga vrasja e Diana Kastratit/ Autori në arrati, shtyhet gjyqi ndaj Adnon Jasharit
10/11 18:49
Top Channel/ ‘Shpresoj që Be të shpëtojë prej vetvetes’,Rama: Shqipëria do jetë mirë, por…
10/11 18:48
Top Channel/ Shteti Bektashi?, Rama: Po punojmë për ta realizuar, fqinjët nuk i zgjedh dot, kemi…
10/11 18:40
Top Channel/ ‘Të gjitha prokurimet bëhen nga IA’, Rama: Inteligjenca artificiale është bekim për…
10/11 18:39
Top Channel/ ‘Dolëm si talebanë perëndimorë’, Rama: Shqiptarët të veçantë, historia jonë ndryshe…
10/11 18:36
Top Channel/ Protestat në Shqipëri, Rama nga Parisi: Kanë veçantitë e tyre, dallimi mes atyre që…
10/11 18:25
Top News- Avokati i Popullit pyetet për protestat/ PS kërkon qëndrim dënues ndaj dhunës mbi policinë
10/11 17:55
Top News – Miku i Durim Bamit kapet i armatosur. Tiranë, arrestohet me pistoletë me mulli 42-vjeçari
10/11 17:40
Top News- GJKKO i rrëzon 22 kërkesa , Beqaj: Gjykata nuk pyet për të drejtat e të akuzuarve
10/11 17:23
Top News – SPAK pyet Berishën për Irena Gjokën. Kryetari i PD thirret për kallëzimin ndaj gjyqtares
10/11 16:46
Top News- Noizy dëshmon në GjKKO për tritolin: E di kush e bëri, dinamiti shpërtheu natën e sherrit
10/11 16:44
Top Channel/Sterilizimi, Beqaj flet pas seancës në GJKKO: Gjykata vendosi shtyrjen e…
10/11 15:39
Top Channel/ Shtëpia 300-vjeçare e familjes Kraja në Shkodër rrezikon shembjen, kërkohet restaurim
10/11 15:34
Top News – Ulet nafta dhe benzina. Bordi cakton çmimet tavan, rënia me 2 lekë për litër
10/11 15:30
Top Channel/Për pazar në Prizren. Fundjavat e shqiptarëve drejt Kosovës edhe për ushqimet e shportës
10/11 15:26
Top Channel/ “Dhjetë vite pa një godinë” kryetari i KLSH në komision për Buxhetin 2027
10/11 15:21
Top News – Paraburgimi, Strasburgu i jep të drejtë Belerit. Drejtësia shqiptare nuk argumentoi…
10/11 15:19