Top News – Fiskalizimi troket në arkën e biznesit/ Gushti zhduk përfundimisht kasat e vjetra
14/07/2021 21:33

Kërkesat e përfaqësuesve të bizneseve dhe kontabilistëve për shtyrje të imlementimit të fiskalizmit, duket se po bien në vesh të shurdhët. Përfaqësuesit e bizneseve kanë deklaruar jo pak herë vështirësi në procesin e fiskalizimit, i cili gjeti një mjedis sipërmarrjeje të goditur fort nga pandemia. Ende pa u rimëkëmbur plotësisht, bizneset përballen me kosto shtesë, të cilat i faturohen si pasojë e dokumentacionit dhe pajisjeve të reja të të fiskalizimit. Faza e dytë e fiskalizmit, e cila startoi në fillim të muajit korrik, për transaksionet pa para në dorë mes subjekteve, përfshiu 34 mijë biznese. Fiskalizimi dhe përshpejtimi i aplikimit të tij, krijoi një situatë kaotike në treg, pasi një pjesë e bineseve u pajisën në kohë me çërtifikatën elektronike dhe ndoqën rregullat e fiskalizimit, ndërkohë një pjesë tjetër e bizneseve vijuan faturimin me sistemin e vjetër. Lidhur me këtë çështje, drejtoria e përgjithshmë e tatimeve ka deklaruar se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues mund të vijojë të përdoret deri në fund të muajit gusht. Tërheqja e dokumentacionit sipas kuadrit të ri fiskal nga tatimpaguesit, do të mund të kryhet deri në 15 gusht pranë Drejtorive Rajonale ku ata janë të regjistruar. Të gjithë tatimpaguesit të cilët rezultojnë me zbatim efektiv të procesit të fisklizimit do të lëshojnë vetëm fatura të fiskalizura, por nëse do të kenë probleme teknike do të asistohen nga punonjësit e adminstratës tatimore në vendushtrimin e aktivitetit, me qëllim plotësimin e detyrimeve ligjore përgjatë periudhës të parashikuar. Pavarësiht kërkesave të përfaqësuesve të biznesit, por edhe konatbilistëve për shtyrje të implementimit të fiskalizimit, duke filluar nga data 1 shtator pritet të fillojë zbatimi i fazës së tretë së fiskalizimit për transaksionet në cash mes bizneseve dhe konsumatorëve, e cila do të përfshijë rreth 100 mijë subjekte, pra të gjitha përveç ambulantëve.

Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01
Top News – Shqiptarët ‘besnikë’ të makinave me naftë. Kërkesë e lartë edhe për automjetet elektrike
13/04 10:53
Top News-Nafta godet transportin ndërkombëtar/Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit e doganave
13/04 10:34
Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28