Ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është sulmuar nga një person i panjohur mëngjesin e së shtunës. Dimitrov thotë se sulmi ka ndodhur gjatë kohës që ai po kryente blerjet e javës, bashkë me familjen dhe menjëherë ka denoncuar rastin në polici.