Anembanë botës pati festë në sheshet kryesore të qyteteve ku kanë emigruar ndër vite venezuelianët që ikën nga kolapsi ekonomik dhe represioni nën drejtimin e Nicolas Maduro. Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetet e Kilit, Meksikës, Argjentinës dhe në Miami, duke u përqafuar me njëri tjetrin dhe duke valëvitur flamuj venezuelianë.