Keni bërë plane që të festoni Vitin e Ri jashtë vendit? Tashmë, përpara se të prisni një biletë udhëtimi, duhet patjetër që të mësoni se cilat janë masat anticovid që ka secili shtet në fuqi. Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët hartën e botës ku ju njeh me të gjitha masat për çdo shtet. Mjaftoni që të klikoni shtetin dhe aty do ju shfaqen masat, kategoritë e udhëtarëve që lejohen si edhe dokumentet e nevojshme. Përshembull, nëse do klikojmë mbi hartën e Italisë, në faqen e ministrisë dalin këto të dhëna: Autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022. Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.