Më 8 Mars, në ditën Ndërkombëtare të Gruas, gra sipërmarrëse të Tiranës zgjodhën të kontribuojnë për qytetin duke mbjellë pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa u uroi gëzuar 8 Marsin, shprehu mirënjohjen për gratë dhe vajzat sipërmarrëse të kryeqytetit, që zgjodhën ta festojnë ndryshe këtë festë.