Në kushte te pazakonta, si pasoje e situates te pandemise kudo ne bote, Shqipëria feston sot ditën e pavarësisë dhe të flamurit. Kjo datë shënon dy ngjarje të rëndësishme në historinë e kombit tonë, në 1443 heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë, ndërsa më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.