Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe kudo në botë kremtojnë më 25 dhjetor lindjen e Krishtit, një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar të besimit kristian. Në Tiranë mesha për Vigjiljen e Krishtit u mbajt në Katedralen e Shën Palit dhe nisi në orën 23:00 të një nate më parë. Besimtarët ortodoksë kremtuan në mëngjes meshën e Krishtlindjeve në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".