Fermerët janë dyndur në sportele në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për subvencionet e naftës. Radhët më të gjata janë regjistruar në Fier dhe Lushnje. Në dy pika, mbi 300 persona kanë kërkuar shërbimin përmes plotësimit të dokumentacionit fizik, pavarësisht se aplikimet ofrohen edhe përmes e-Albanias.