Top News – Fentanili ‘armë e shkatërrimit në masë’ / Trump: Vret më shumë njerëz se bombat
16/12/2025 11:02

Presidenti amerikan Donald Trump e klasifikoi fentanilin si një armë të shkatërrimit në masë, duke intensifikuar kështu fushatën e administratës së tij kundër karteleve të drogës në Amerikën Latine. "Asnjë bombë nuk bën atë që po bën fentanili, 200 deri në 300,000 njerëz vdesin çdo vit", tha Trump gjatë nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv që e vendoste fentanilin në të njëjtën kategori me armët bërthamore dhe ato kimike. Por, ndryshe nga pretendimi i Trump për vdekjet nga fentanili, Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportuan një total prej rreth 80,000 vdekjesh nga mbidoza në vend në vitin 2024, me rreth 48,000 prej tyre për shkak të opioideve sintetike. Urdhri ekzekutiv tha se "fentanili i paligjshëm është më i ngjashëm me një arme kimike sesa me një narkotik", dhe se prodhimi dhe shpërndarja e tij "kërcënon sigurinë kombëtare dhe nxit paligjshmërinë në hemisferën e veriut dhe në kufijtë e amerikës". Klasifikimi i fentanilit lidhet me luftën e administratës Trump kundër "narko-terroristëve" të dyshuar, e cila ka përfshirë një fushatë ushtarake që synon anijet e dyshuara për kontrabandë droge me sulme që kanë lënë gati 90 persona të vdekur që nga fillimi i shtatorit. Por, ndërsa Trump pretendon se çdo anije e shkatërruar, dhe ka pasur më shumë se 20 të tilla, shpëton 25,000 jetë amerikane, anijet mendohet se transportojnë kokainë në vend të fentanilit shumë më vdekjeprurës, i cili kryesisht hyn në Shtetet e Bashkuara nga Meksika dhe jo me anije nga Kolumbia ose Venezuela. Trump i ka shoqëruar sulmet me një grumbullim masiv ushtarak në Karaibe që përfshin aeroplanmbajtësen më të madhe në botë dhe një mori anijesh të tjera luftarake, ndërsa një varg avionësh ushtarakë amerikanë kanë fluturuar përgjatë bregdetit të Venezuelës në javët e fundit. Ndërsa Trump dhe administrata e tij thonë se objektivi i grumbullimit ushtarak është trafikimi i drogës, udhëheqësi i majtë i Venezuelës, Nicolas Maduro, akuzon Uashingtonin se përdor kontrabandën e narkotikëve si pretekst për ndryshimin e regjimit në Karakas. Shtetet e Bashkuara janë përpjekur t’i lidhin të dy çështjet, duke akuzuar Maduron se udhëheq të ashtuquajturin “Kartel të Diejve”, të cilin e shpalli një organizatë “narkoterroriste” muajin e kaluar, dhe duke ofruar një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për informacionin që çon në kapjen e presidentit venezuelian.

Top News – Treni i parë në gjashtë vite… / Niset nga Kina për në Korenë e Veriut me pasagjerë
12/03 15:01
Top News – ‘Dubai ka marrë fund…’ / Të huajt largohen, parajsa nën raketat e Iranit
12/03 14:54
Top News – Borë në shkretëtirë, pamje e pabesueshme / Saharaja zbardhet, temperaturat rënie drastike
12/03 14:52
Top News – Irani udhëhiqet nga ‘një fantazëm’ / Ajatollahu i ri nuk është parë askund, lufta ndizet
12/03 12:36
Top Channel/Goditen tre anije cisterne, “çmendet” nafta sërish-Irani: Do ta cojmë 200 USD për fuçi!
12/03 12:32
Top News – Qeveria iraniane nuk është në rrezik! Inteligjenca amerikane e bindur: Nuk po shembet
12/03 12:25
Top News – Irani, sulm me dronë në Kaliforni / FBI paralajmëron: ‘goditje surprizë’
12/03 12:24
Top Channel/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës!
12/03 12:23
Top News – Irani ‘sulmon’ edhe Italinë / Sulm ajror mbi bazën në Irak, nuk ka të lënduar
12/03 12:21
Top News – Nga Kievi në Britaninë e Madhe / Dronët ukrainas ‘pushtojnë’ Evropën, prodhim masiv
12/03 12:20
Top News – ‘Irani është rrafshuar me tokën…’ / Trump: Nuk ka mbetur më asgjë për t’u sulmuar
12/03 12:02
Top News – Tym ngrihet mbi Bahrein / Dronë mbi aeroportin ndërkombëtar, sulmohen cisternat
12/03 12:01
Top News – Varka iraniane plot me eksploziv / Cisternat e naftës hidhen në erë, digjen pranë Irakut
12/03 11:59
Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
DIGITALB DIGITALB