Ngjarjet kriminale në Shqipëri vijojnë të marrin jetë njerëzish, por dhe duke shkaktuar pa siguri tek qytetarët. Bazuar në statistikat e ngjarjeve në vend, nuk ka vetëm përballje mes bandave kriminale për prishje pazaresh droge apo larje hesape. Konflikte me pasojë humbjen e jetës janë regjistruar edhe pas konflikteve të çastit, atyre për motive të dobta, xhelozi apo diçka tjetër. Edhe në rastet kur pasojat kanë qenë më të lehta, sërish ka përfunduar me persona të plagosur që kanë pasur nevojë për ndihmën mjekësore.