Top News – FDA merr vendimin / ’Po’ dozës përforcuese për disa kategori
23/09/2021 11:44

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe ka autorizuar dhënien e vaksinës përforcuese kundër koronavirusit, për disa kategori të popullsisë, përfshirë personat mbi moshën 65-vjeçare. Përmes një vendimi që ka qenë i pritur, kjo Administratë ka dhënë autorizim për përdorim emergjent të vaksinës së prodhuar nga kompania Pfizer/BioNTech. Ky autorizim është i kufizuar për amerikanët që janë nga mosha 65-vjeçare e tutje, të rinjtë me probleme shëndetësore dhe personat, puna e të cilëve i vë ata në rrezik nga koronavirusi, siç janë punëtorët shëndetësorë, mësuesit, punëtorët nëpër dyqane dhe personat që punojnë nëpër burgje. Ky propozim përballet edhe me pengesa tjera rregullatore, para se të nisë dhënia e dozave përforcuese. Miratimi nga rregullatori amerikan ka ardhur pasi një panel i pavarur ekspertësh ka votuar javën e kaluar në të mirë të rekomandimit të dozës së tretë për personat që janë më të cenueshëm ndaj COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi. Autorizimi i Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe nuk është në përputhje me planet e presidentit amerikan, Joe Biden që dozën e tretë të vaksinës ta marrin pothuajse të gjithë amerikanët. Vendimi për dozë të tretë vlen vetëm për vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech. Rregullatorët amerikanë do të vendosin më vonë për dozat përforcuese për personat që kanë marrë vaksinat e kompanive, Moderna apo Johnson & Johnson.

Top Channel/ Marrëveshja tregtare BE-SHBA/ Makinat, farmaceutikët dhe druri do tarifohen 15%
21/08 19:18
Top Channel/ Takimi Putin-Zelensky, tërhiqet Trump/ Presidenti i SHBA pranon të takohen kokë më kokë
21/08 19:17
Top News – Parisi e Barcelona lodhen me turmat / Berlini kërkon turistët: Kemi vend plot
21/08 15:11
Top News – SHBA: Turqia t’i harrojë F35-at / Departamenti i shtetit kundër rikthimit në program
21/08 15:10
Top News – Mund të godasë SHBA-në e Azinë / Koreja e Veriut ka një bazë ushtarake sekrete
21/08 14:58
Top News – Shpërthimi në det të thellë…Itali, arrestohet ukrainasi për sabotimin e Nord Stream
21/08 14:58
Top News – Ushtria ‘heroike’ që lufton me Rusinë / Kim Jong un ‘ngre në qiell’ trupat koreanoveriore
21/08 14:56
Top News – Trump tërhiqet nga bisedimet Rusi-Ukrainë / ‘Të paktën për momentin’, thonë këshilltarët
21/08 14:55
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38
Top News – Të ndalen armët në Gaza, menjëherë! Shefi i OKB-së kërkon armëpushim: Rrezik katastrofe
21/08 13:08
Top News – Hungaria gati për bisedimet e paqes / Zgjedhje e parë e SHBA, ftesë për Ukrainën e Rusinë
21/08 13:05
Top News – Trump, ‘luftë’ me Maduron / SHBA çon tre luftanije pramë brigjeve të Venezuelës
21/08 13:03
Top News – Polonia ‘nën sulm’, ngre avionët ushtarakë / Rusia bombardon pranë kufijve të NATO-s
21/08 13:02
Top News – Netanyahu ‘sherr’ me Albanesen / Vazhdon sulmet në distancë: Karrierë e njollosur
21/08 12:52
Top News – ‘Çizme’ gjermane në Ukrainë / Plas debati, a duhen dërguar ushtarët e Bundeswehrit
21/08 12:50
Top News – Droni nga Bjellorusia shpërthen në Poloni /Tensionet në qiell në kufirin lindor të NATO-s
21/08 12:44
Top News – Evropa bën gati ushtrinë…Puna për garancitë e sigurisë për Ukrainën, ka nisur
21/08 12:44
Top News – Mburojë e re bërthamore për Rusinë / Zyrtari rus: ‘Jemi përballë kërcënimeve kolosale’
21/08 12:24
Top News – Palestinezët në arrati nga Gaza / Izraeli fillon pushtimin e plotë-faza e parë ka nisur
21/08 12:18
Top Channel/ Europa Jugore, kthehet i nxehti ekstrem: Zjarret “zhurisin” Spanjën e Portugalinë!
21/08 12:09