Pas më shumë se dy muajsh ofensivë në Rripin e Gazës, Izraeli po përgatitet të kalojë në një fazë tjetër të operacioneve, gjatë të cilës parashikohet që popullsia lokale të kthehet në pjesën veriore të enklavës palestineze. Kështu u shpreh Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallad, gjatë një takimi në Tel Aviv me homologun e tij amerikan, Lloyd Austin.