Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SHBA, deklaroi se nuk pret që vaksinimi kundër koronavirusit të bëhet i detyrueshëm për të gjithë amerikanët. “Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë një miratim të detyrueshëm të vaksinimit, veçanërisht për publikun e gjerë”, mësohet të ketë thënë ai gjatë një forumi online.