Ish kryeministri socialist, Fatos Nano ka shfaqur komplikacione shëndetësore për shkak të insuficencës respiratore dhe prej disa ditësh qëndron i shtruar në një prej spitaleve private të kryeqytetit. Mësohet se të enjten e 24 gushtit, kryetari i parë i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka pasur vështirësi me frymëmarrjen dhe është transportuar drejt një spitali privat ku prej disa ditësh qëndron i intubuar nën kujdesin e mjekëve të reanimacionit.