Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra 3 efektivë policie të komisariatit Korçë, pasi dyshohet se kanë tjetërsuar dokumentet për një rast aksidenti duke ia hedhur fajin shoferit tjetër. Mësohet se bëhet fjalë për 2 policë dhe një oficer, përkatësisht shtetasit me iniciale K. SH., 32 vjeç, K. ZH., 27 vjec dhe O. L., 25 vjeç, të tre pjesë e sektorit të qarkullimit rrugor.