Faljet e të premtes u rikthyen në shën sofinë historike në stamboll për të parën herë që kur muzeu i famshëm u rikthye në xhami. “Muslimanët janë të entuziazmuar, të gjithë duan të jenë të pranishëm”, tha guvernatori Ali Jerlikaja. Godina 1500 vjecare, pjesë e listës së trashëgimive botërore të UNESCO-s, u bë muze në 1934. Por më herët këtë muaj, një gjykatë turke anuloi statusin e shën sofisë si muze duke thënë se përdorimi i saj për cfarëdolloj qëllimi tjetër përvecse si një xhami, ishte i pamundur ligjërisht. Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan më pas njoftoi se godina e famshme në të gjithë botën do të përdorej si xhami për faljet e të premtes nga 24 korriku.