Top News – Falimentimi i Rusisë… / Çfarë pasojash ka pamundësia e pagesës së borxheve
28/06/2022 11:49

Rusia nuk do të jetë në gjendje të paguajë borxhet e jashtme për herë të parë që nga Revolucioni Bolshevik para një shekulli, duke u izoluar më tej nga sistemi financiar ndërkombëtar, pas sanksioneve të perëndimit për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Interesat fillimisht duhet të paguheshin më 27 maj, por të dielën përfundoi edhe periudha 30 ditore shtesë, që kredimarrësit kanë për të paguar borxhin, para se të shpallin falimentimin. Kështu Rusia nuk do të jetë në gjendje të arrijë të paguajë kreditorët, pasi asnjë bankë nuk merr përsipër transferimin e pareve të saj. Zyrtarët rusë sidoqoftë nuk e quajnë këtë falimentim. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian qëllimisht kanë krijuar pengesa artificiale, që Rusia të mos jetë në gjendje të paguajë interesat e borxit të saj të jashtëm, tha Ministri rus i Financave Anton Siluanov. Por për disa analistë, kjo po ndodh për shkak të sanksioneve dhe Moska ka në dorë zgjidhjen...mund të heqë dorë nga sulmi në ukrainë, për të rrëzuar sanksionet e perëndimit. Rusia ka rreth 40 miliardë dollarë borxh në letra me vlerë, gati gjysma e tyre ndaj të huajve. Para fillimit të luftës, Rusia kishte rreth 640 miliardë dollarë në valutë të huaj dhe rezerva ari, shumica e të cilave të depozituara në shtete të tjera dhe tani të ngrira si rezultat i sanksioneve. Rusia nuk ka dështuar të paguajë borxhet e saj ndërkombëtare, që nga Revolucioni Bolshevik, kur Perandoria Ruse u shemb dhe u krijua Bashkimi Sovjetik. Rusia dështoi me borxhet e saj të brendshme në fund të viteve 1990, por mundi të ringrihej pas ndihmave ndërkombëtare.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00