Kryeministri hungarez Viktor Orban ka pranuar humbjen , duke e cilësuar rezultatin si të qartë dhe të dhimbshëm gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij. Ai u shpreh se tashmë detyra e partisë së tij është rindërtimi, duke theksuar se nuk mbajnë më peshën e qeverisjes dhe duhet të fokusohen te forca e komuniteteve. Orban falënderoi rreth 2.5 milionë votues që embështetën, duke premtuar se nuk do t’i zhgënjejë. Në fjalën e tij, ai theksoi se partia nuk dorëzohet kurrë, duke shtuar se në ditët në vijim do të fokusohet për të shëruar ato që i cilësoi si plagët e humbjes. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave vijon, por me rreth 60% të tyre të përfunduara, lideri i opozitës Péter Magyar është në avantazh të qartë dhe pritet të sigurojë një shumicë prej dy të tretash në parlament, duke shënuar një fitore e thellë e historike.