Top News – Falë vaksinës kineze/ Serbia ka ritmin më të shpejtë të vaksinimit në BE
28/01/2021 12:40

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka krahasuar shpërndarjen e vaksinave anti covid në evropë me mbytjen e titanikut duke thënë se të pasurit po shpëtohen ndërsa të varfrit në ballkan po lihen të mbyten. Serbia ka kthyer sytë nga Kina për vaksinat e saj duke thënë se ka pak shpresa për të marrë furnizime nga Bashkimi Evropian. Falë Kinës dhe rreth 1 milionë dozave të vaksinës Sinopharm, programi i vaksinimit në serbi po merr ritëm. “Më në fund e mora vaksinën. Ndjehem shumë mirë sepse do të mund të jetoj normalisht sërish”, thotë një banor i beogradit. “Nuk kam aplikuar për asnjë vaksinë të vecantë, vendosa të bëja cilëndo që do të më ofronin dhe jam i kënaqur që e kam bërë këtë. Beogradi po importon vaksinën e Sinopharm, që po ashtu është miratuar edhe në emiratet e bashkuara arabe. Faza tre e testimit, ka treguar një efikasitet të saj në masën 79086 për qind. Blerja i ka mundësuar popullatës në serbi, procesin e dytë më të shpejtë të vaksinimit në evropë, me 4.6 doza për 100 banorë, duke bërë që serbia të renditet pas britanisë së madhe por para të gjithë vendeve të tjera të BE. Aleanca e serbisë me kinën i ka rrënjët e thella. Pekini ka investuar shumë në vendin që shpreson të bëhet qendra e trajektores së tij të tregtisë, Një rrip, një rrugë. Dhe për kritikët e strategjisë së tij të Vaksinës, Vucic përgjigjet se ai po konkuron në një luftë globale për furnizime në të cilën vendet e varfa po lihen pas. “Bota është goditur nga një ajsberg si Titaniku, të pasurit shpëtojnë”, thotë ai. “Ata kanë përgatitur barkat e shpëtimit për vete ndërsa për ne që nuk jemi të pasur, që jemi të vegjël, si vendet e ballkanit perëndimor, po mbytemi bashkë me Titanikun. Ata mund të mos kenë këtë qëllim por nuk ka shumë rëndësi për ta”. Serbia ka marrë edhe një furnizim me 10 mijë doza të vaksinës së Pfizer, por Vucic thotë se ai vetë do të marrë vaksinën kineze.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31