Sekretarja e brendshme, Suella Braverman ka fajësuar plotësisht emigrantët e paligjshëm për krizën ekonomike që ka shkaktuar shumë debate muajt e fundit në Britaninë e Madhe. Pavarësisht reagimit të ashpër të qeverisë shqiptare, Braverman përjashtoi nga përgjegjësia çdo zyrtar të mundshëm që merret me çështjet e emigrantëve duke thënë se fajtorët e vetëm janë shqiptarët dhe emigrantët e tjerë që kalojnë kanalin e La Manshit me gomone, në mënyrë të paligjshme.