Një nga sasitë më të mëdha të kanabisit është sekuestruar në Northamptonshire të Anglisë. Policia ka zbuluar një fabrikë kanabisi me më tepër se 700 bimë të cilat ishin vendosur në 3 kate të një klubi nate të braktisur. Gjithashtu bëhet me dije se 3 të rinj kanë rënë në pranga. Ata bënin ruajtjen dhe procesin e kultivimit të drogës.