Top News – Evropa do që lufta të vazhdojë…! Putini dërgon Lavrovin në Arabinë Saudite
17/02/2025 15:18

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar ministrin e tij të jashtëm dhe një këshilltar të lartë të Kremlinit për të takuar zyrtarët amerikanë në Arabinë Saudite të martën për të diskutuar mbi rivendosjen e marrëdhënieve dhe bisedimet e mundshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Kremlini të hënën. Presidenti i SHBA Donald Trump tha pas një telefonate me Putinin të mërkurën se ata do të fillonin bisedimet që synojnë t'i japin fund luftës në Ukrainë menjëherë dhe se kishin diskutuar gjithashtu edhe për Lindjen e Mesme, energjinë, dollarin amerikan dhe Inteligjencën Artificiale. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka shkuar në Arabinë Saudite për të takuar zyrtarët rusë së bashku me Mike Ëaltz, këshilltarin e Trumpit për sigurinë kombëtare dhe Steve Ëitkoff, të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Sergei Lavrov, ministër i Jashtëm i Putinit që nga viti 2004, dhe Yuri Ushakov, një këshilltar për politikën e jashtme të Kremlinit, po fluturonin për në Riad me kërkesë të Putinit. “Ata pritet të mbajnë një takim me homologët e tyre amerikanë të martën, i cili do të fokusohet kryesisht në rivendosjen e të gjithë kompleksit të marrëdhënieve ruso-amerikane”, tha Peskov. "Do të bisedohet gjithashtu për përgatitjen e negociatave të mundshme për zgjidhjen e cështjes së Ukrainës dhe organizimit të një takimi midis dy presidentëve." Peskov nuk pranoi të komentonte mbi një raport të Reuters se Kirill Dmitriev, shefi i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, do të takohej gjithashtu me delegacionin amerikan. Ai gjithashtu nuk pranoi të komentonte kur u pyet nëse Putin dhe Trump do të takohen ballë për ballë në Arabinë Saudite më vonë këtë muaj. Para nisjes për në arabinë saudite, në një konferencë për shtyp me homologun e tij serb, lavrov tha se nuk e kupton pse Evropa do që të ftohet në bisedimet e mundshme për paqen në Ukrainë nëse politikanët evropianë duan që lufta të vazhdojë. Lavrov tha se Evropa ka patur tashmë disa shanse për t'u përfshirë në një zgjidhje për Ukrainën dhe se ai nuk e dinte se si do të kontribuonin shtetet evropiane nëse do të ftoheshin në tryezën e bisedimeve duke pasur parasysh qëndrimin e tyre për luftën. Ka pikëpamje të ndryshme për Ukrainën midis politikanëve evropianë, por shumica thonë se duan atë që ata e quajnë "një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme".

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19