Një zyrtar i lartë ukrainas tha se po merr formë komponenti ushtarak i garancive të sigurisë për Ukrainën, ndërsa Shtetet e Bashkuara përsëritën se vendet evropiane do të duhet të mbajnë pjesën më të madhe të barrës për ofrimin e këtyre garancive. “Ka filluar puna për krijimin e komponentit ushtarak të garancive, të cilat po diskutohen si pjesë e një marrëveshjeje për zgjidhjen e luftës me Rusinë”, tha Andriy Yermak, shefi i stafit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në X.