Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar informacionet në lidhje me situatën e krijuar në vend nga reshjet e shiut. Nga të dhënat e raportuar deri në orët e mbrëmjes së të enjtes, më problematike shfaqet situate në Lumin e Vjosës, që po shkon drejt nivelit prej 8 metrash, duke përmbytur toka në zonën e Novoselës. Disa familje janë zhvendosur në këtë zonë, teksa emergjencat civile janë në terren duke u ardhur në ndihmë banorëve më të prekur. Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të lumenjve, argjinaturave dhe infrastrukturës rrugore vijon pa ndërprerje.