Situata nga zjarret në vendin tone vijon të jetë shqetësuese, ku së fundmi më e rëndë paraqitet në Delvinë, ku si pasojë e flakëve, Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e tre fshatrave. Temperaturat e larta, terreni I vështirë për të ndërhyrë, por edhe era, ka favorizuar flakët, çka për të shmangur dëmet në njerëz është urdhëruar evakuimi I tyre.